Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Meliana MIMANI

Atje ku lind drita
—————————
I dashur je atje
ku mund të jesh i brishtë pa frikë,
ku fjala s’është gjykim,
por prekje që shëron.
Ku forca s’është mburojë,
por dritë që lind nga plagët,
dhe heshtja s’është largim,
por vendi ku shpirti pushon.
I dashur je atje
ku s’ke nevojë të dëshmosh vlerë,
sepse prania jote mjafton.
/QendraPress/