Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Linda FANA

Barrierat Shqiptare
——————————-
Dikur, në kohët e lashta e të mençura,
Gratë martoheshin me burra më të vjetër,
Por edhe burra me gra më të mëdha —
S’kishte tallje, s’kishte turp,
Dashuria vlente më shumë se mosha.
Askush s’përqeshte, askush s’guxonte,
Se zemra s’matet me vite,
As lidhja me urdhra të njerëzve,
Por me shpirtin që njohu shpirtin.
Fëmijët rriteshin si bij të përbashkët,
Nënë e baba quheshin me dashuri,
Jo me gjak, po me kujdes e mirësi,
Shtëpia kishte paqe, jo ndarje.
E sot…
Në vend të përparimit — prapambetje,
Në vend të dashurisë — paragjykim.
Dallim moshe, dallim feje,
Dallim zakoni ne familjeje,
U bënë zinxhirë që lidhin shpirtin.
Martohen shqiptarët me të huaj,
Se mes vete i bënë të huaj,
Nga kufizimet e trashëguara,
Nga barrierat që s’lanë dashuri të lirë.
E shumë mbesin të pamartuar,
Jo se s’duan, por s’munden —
Se sot, fatkeqësisht,
Barriera më e madhe ndërshqiptare
Është vetë shqiptari ndaj shqiptarit.
/QendraPress/