Fryma poetike e së mërkurës me poetin;-Xhemajli SHALA

Ah moj dashnore

—————————

​Në vargjet e mia vjen ti, dashnore,

Si dielli që agon pas një stuhie.

Një flakë e ndezur, një ëndërr e hapur,

Ti je magjia që m’jep dashni

​Me sy si qielli, thellësi pa fund,

Ti fsheh sekrete në unin tënd,

Në prekjen tënde, gjej paqen e shpirtit,

Një ndjenjë që zemrën ma qon peshë.

​Çdo puthje jote, një varkë në det,

Më çon në brigje ku s’kam qenë më parë.

Ti je melodia që shpirti ma këndon,

Kopshti im i fshehtë, ku lulëzon dashuria.

​Ah, dashnore, fati më ka dhuruar,

Një thesar të rrallë, një yll në errësirë.

Dua të ndalem pranë teje, gjithmonë,

Ti je gjithçka për mua dashuri e vërtetë.

/QendraPress/