Çaste poetike me poeten:-Anjelo LAKO

Dhe në ëndrra më gjen

————————–

Gishtat flokësh ngatërruar kaçurrelave,

mrekulli, era frynte ëmbël, shtruar,

 ishte erë, a ishe ti? A jam zgjuar,

a në ëndërr, ç’pati zëri që m’u mek?

 Qenke ti, vërtet ti je?

që lehtë flokët po m’i prek?

Bëj ta prek të bardhën dorë,

ë që ndez yjet rreth e qark,

përmbi flokë m’i bën kurorë,

ah, qe ëndërr, ti je larg.

Ti je larg, por po më vjen,

aq magji, plot nur e hije,

 dhe në ëndrra më gjen,

 ti krijesë dashurie.

/QendraPress/