Çaste poetike me poetin:-Shefik ARIFI

ATDHEUT
————————
Krenoheshin dikur si askush tjetër
Se kishim popullsinë më të re të botës
Tani, tani me popullsinë më të vjetër
Nënat, oh nënat!, të lagura prej lotësh.
Ikën të rinjtë drejtë botës ikën
Tek gjyshërit s’ka më buzëqeshje
Larg nipërve e mbesave në sy u lexon frikën
U ndanë, siç ndahen erërat nëpër sheshe.
/QendraPress/