Të shtunën në Lugishtë të Hasit përkujtohet veterani i arsimit, z. Latif Muçaj

Me rastin e një mujorit të ndarjes nga jeta të mësuesit dhe veteranit të arsimit, Latif Muçaj, ju ftojmë të merrni pjesë në takimin përkujtimor që do të mbahet në nderim të jetës dhe veprimtarisë së tij arsimdashëse dhe atdhetare.
Vendi: Lugishtë – në ambientet e shkollës
Data: 18 tetor 2025
Ora 10:00 – Homazhe pranë varrit të tij
Ora 11:00 – Takimi përkujtimor me kolegë, nxënës e miq
Prania dhe pjesëmarrja juaj e nderon kujtimin e njërit prej arsimtarëve më të përkushtuar dhe aktivistit të palodhshëm të arsimit shqip./Njofton faqja/Hasi historik/.