Nga ato lajme që ta mbushin zemrën :Shkruan: Luljeta Veselaj GUTAJ,drejtoreshë e arsimit.

Barometri i përformancës nga MAPL i publikuar me rezultatet e arsimit në komuna për vitin 2024, PRIZRENI shënon ngritje të krahasueshme me vitet paraprake
Rezultat shumë domethënës i një përpjekjeje të gjithanshme, i cili shënon nivelin e ri ku është ngjitur arsimi në Komunën e Prizrenit po ashtu tregon realizimin e objektivave tona zhvillimore Pa dyshim që vetëm puna ekipore dhe profesionale është premisë dhe siguri për rezultate të mira si këto të fundit. Andaj për këtë sukses fillimisht falenderoj të gjithë zyrtarët e përgjegjshëm nga Drejtoria e Arsimit, Udhëheqësit e shkollave, koordinatorët, mësimdhënësit dhe të gjithë ata që me punën e tyre të dinjitetshme e profesionale u bënë indikator e katalizator të këtij ndryshimi pozitiv brenda tri viteve.
Do të vazhdojmë edhe me më shumë suksese e rezultate konkrete për ngritjen e cilësisë në arsimin e komunës tonë sepse gjithnjë ka vend e hapësirë për ma shumë e ma mirë!