Çaste poetike me poetin:- Rexhep F. MORINA

ELITARËT
————————
Vajtojnë fatin e kombit me fjalim e llafe,
Dhe premtimet i bëjnë, kur ata pinë kafe.
Për mirëqenien e popullit në atdhe të lirë,
Parashikojnë mrekulli, t’jetës më të mirë.
Qajnë vetën e familjet, dhe tërë akrabatë,
Asnjë post pushteti nuk lënë pa hallakat.
Si ta avancoj djalin, n’pozitë të përkryer,
Aty dhe vajza e mikut, të ketë një detyrë.
Sapo i nisin e mbarojnë, bisedat elitarët,
Vetëm politikës i vënë theks veprimtarët.
Lartë i ngritin brengat për ndikim të huaj,
Ruana o zot thonë: mos të bëhet rrëmujë.
Sikur janë të vetëm, që marrin vendimet,
Për kthesat e shtetit, dhe për ndryshimet.
Fuqinë që ka populli, e harrojnë të mjerët,
Dorën që vendos rend, dhe fat për liderët.