Fryma poetike e së dielës me poeten;- Farie BISHA

Ndalje kohore…
————————
Duke shkuar për vizitë tek prindërit,
atje ku eshtrat treten ngadalë,
më kap një boshllëk,
si të jem para një humnerë
dhe nga ana tjetër dua të dal.
Në ngjyrën e ftohtë të mermerit,
pesha rëndon në frymën e materies.
Ndjesi që vështirë ta hedhësh në fjalë…
Në këmbë, e ngurosur,
midis dy kohëve qëndrova.
Nga e tanishmja
në të shkuarën kërceva në çast.
Një ëndërr e largët,
kthehet përballë,
dhe fshin menjëherë
vazhdimin tjetër të jetës,
si me shpatë.
Kufirin kohor e perceptova,
një vijë të padukshme
ku koha ndalet.
Dashuri e mbetur pezull,
e papërfunduar, e pangopur,
një boshllëk transparent
që nuk mund të mbushet.
Vërtitet ideja
si nje gjethe vjeshte e pa rene ne tokë.
Si ti japesh ngjyre peshës
dhe boshllëkut forëm?
Për atë fëmijën e dikurshëm,
nuk ngelet tjetër, veç,
të bëhesh prindi i tij i sotëm…