Fryma poetike e së dielës me poeten;- Brixhilda DEDE

OSHËTIMË SHPIRTI
—————————–
Është një heshtje që të ndjek,
hije siluete në mesnatë.
Në mungesë fjale djeg,
brenda zemrës, karbon në të thatë.
Fshehur në xhepa keqkuptimesh,
fëmijërish të dhimbshme a
dashurish të humbura.
Shpirti, bën të bërtasë por nuk mund!
Lindin plagë si fshikëllima hithre.
Fjala që kurrë su tha, mbyt.
Hapësirës ku shpirti ndan hije= dritë,
përpiqem të kap shpresën.
Vetmia ime, ekzistencë e dhimbjes dhe dashurisë.
Arsyeja ime, klithmë çmendurake për jetën!
/QendraPress/