Fryma poetike e së dielës me poeten;- Xhemile ADILI

PËR NJË ÇAST
—————————
Ishim në palë të reve
çasteve mes njohjes
yjet vezullonin buzëve të çara
Sa shekuj ka jeta!?
sa matje ka koha!?
U njohëm të ndrojtur
në gërshetën gjetheve të blerta
vetëm një shikim në bebzat e thella
Ah, sa diell kishim në shpirt
ndritjeve të dejve
prush, digjej nata
atë çast presim…
pastaj le të digjen retë, yjet
të bie si kometë
të prehem në gjoksin tënd
/QendraPress/