Fryma poetike e së dielës me poeten;-Armenida QYQJA

KËTË VJESHTË TË PARË-

————————————–

Çdo gjethe, një fletë dashurie më vete,

Ditë që garojnë më shumë të të duan,

Me imazhin, zërin tënd ushqehen ,

Teksa mbahen fort pas degëve…

Ka kohë që s’bie shi

E gjelbërimi ujitet veç nga vesa e mallit,

Por veç meje, askush s’e di,

Jam lutur të prisnin edhe ca shirat…

S’di dhe sa do t’më dëgjojnë retë,

Pa nisur marshimin, kolonë pas kolone,

Veç unë dhe era e dimë vërtetë,

Kë presin pemët, lulet në kopësht…

/QendraPress/