Rruga për në Hagë, motoristët shqiptarë në mbështetje të UÇK-së

Më 15 tetor, një numër i madh motoristësh nga trojet shqiptare janë nisur drejt Hagës për të shprehur mbështetjen e tyre për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Sipas pamjeve të Ekonomia Online, ata tashmë janë shumë afër destinacionit të tyre dhe pritet të mblidhen para gjykatës si shenjë solidariteti dhe përkrahjeje ndaj luftëtarëve të UÇK-së.