Çaste poetike me poeten:-Blerina BEHARI

Gjysma ekuinoksesh
———————————–
U zgjove bashkë me ëndrrat
e pagjumë?
Në netët pambarim e harlisur nëpër terr,
në shtratin ku ëndrrat gëlojnë si qënie të gjalla,
sytë e fjetur, nuk mbyllen nën hijen e tyre.
Jeta jonë shkruhet nëpër fletë të bardha bosh,
me bojë pikëza smeralde të thyer lotësh,
fshehur nën kapakë qerpikësh pa ngjyrë ,
që ndalen në agime të padritë…
Fluturoi larg mëngjeseve të harruar.
Udhëton te Jupiteri ashtu e dehur me ditë bosh,
mbështjellë me alfabetë të zinj dilemash,
heshtur pëlhurave të grisura me fije të argjenda,
strukur në tavane të reve të kthjellëta.
E vyshkyr nga rrjedha turbulente e kohës,
e ndarë në gjysma ekuinoksesh.
copëtuar në qiej të krisur pyjesh pa drurë .
Ekzistenca jonë
që ulëret në heshtje, na thërret…
Jeta përtej një bregu… na pret, na pret…
Blerina Çifliku Behari
/QendraPress/