Çaste poetike me poeten:-Marigona ZEKAJ

Hapat e tij

————————

Kur i rritej trupi në vetmi

zemra i dridhej me pasiguri.

Fjala i mungonte, e përqafimi

ishte i rrallë si dritë në mjegull.

U mësove t’i mbash

lotët në grushte, të qeshësh

me zë të lodhur.

S’mu bëre mal kurrë,

por as gur përqafimi ishe veq hije

si ato figurat në mur

Pa të dhënë hapa të fortë,

pa të mësuar si të ecësh

nëpër stuhi,

u rrit vetë, me forcën e tij,

por me plagën që e mësoi

si të mos jetë kurrë si ai.

@highlight

/QendraPress/