Fryma poetike e së mërkurës me poeten:-Manushaqe Hoxha LAÇI

Dritë nëpër fjalë
——————————–
Lexo, nxënës, se fjala të rrit
Të nxit të mendosh, të shohësh më qartë
Se mendja pa libra është tokë pa dritë
Është udhë pa shenjë, është zemër e thatë
Një libër i mirë s’të kërkon asgjë
Veç të shijosh brenda shpirtit leximin
Ai flet në faqe me të pashtershmin zë
Të mëson të kuptosh, të fal mirëkuptimin
Lexo, se çdo faqe është dritare në botë
Ku shpirti merr krahë, ku zemra mëson
Ku fjalët s’janë tinguj, por udhë e plotë
Janë urë që të çojnë atje ku s’jeton
Në sytë që lexojnë ka dritë që ndriçon
Ka pyetje që lindin dhe përgjigje që rriten
Ka shpirt që formohet, ka mendje që guxon
Ka ëndrra që lindin e kurrë s’braktisen
/QendraPress/