Çaste poetike  me poeten:-Blerta BASHA

Thinjat Përbi Kokë

————————-

Nuk më shqetësojnë thinjat,

shënojnë plagët e jetës sime,

numëroj gëzime dhe çaste,

dhe ditë që vijnë si vegime.

Jeta s’ka vetëm gëzim,

rrudhat e ballit nuk i fsheh,

jam krenare për çdo plagë,

kam luftuar, kush më njeh.

Ditët ikin, plaket koha,

shpirti jeton pa mbarim,

zemra rreh e qetë, pa frikë,

Thinjat nuk i kam jetim.

Përtej ditëve, përtej viteve,

gjej shumë gjurmë me ngjyrë te bardhë,

me dashurinë ndreqim botën

ndaj sfidojmë pengesat rradhë.

Blerta.24/10/2025

/QendraPress/