Çaste poetike me poetin:-Ibrahim SKENDERI

E C B I R, E C
———————
Me këmbët njomake
Me rrogëzina mbështjellë
Shtegtoja monopateve
Ishte dikur… moti
Gjashtë dekada më parë, ishte
“Ec bir, ec…
Rrugë e dritës është kjo!”
Më jepte zemër babëloku
Me vizionin shpresëngrirë
Ndrydhur në gji.
“Ec bir, ec…!”
E unë ecja e rritesha
Rritesha bashkë me vitet
Bashkë me monopatet
që s’kishin t’mbaruar
S’më harrohen dot
fjalët e profesorit Riza Alaj
“Shkruani: Rruga e dritës
është rrugë e kombit…”
“Ec bir, ec…!”
S’më hiqej nga mendja…
E ne Luleborat
analizuam fjalinë
Pranverë paralajmëruam!
Kënga që gufoi rinorçe
“Oh sa bukur në Shqipni”
trazoi qytetin befas
Qytetin e bukur të Lidhjes
Qytetin e Rrugës së Kombit
Ishte dikur moti, …moti
Ditë e bukur maji ishte
Paralajmërim pranvere
për vjeshtën e 68 – tës ishte
“Ec bir, ec…”
më shtirej zëri i Babëlokut
Dërmuar nga dhuna e 56 – tës
që herët iku, ndjesë pastë!
Dhe unë tejkalova monopatet
Rrugëve të reja hapëroja
Dhashtë Zoti të jenë
Rrugë të Kombit
Është nder t’ecësh n’atë Rrugë
Edhe vdekja është fat n’atë Rrugë
Atë fat gjithmonë dëshiroja
Unë p o e t i !
/QendraPress/


