Çaste poetike me poeten:-Alma BAJA

DASHURIA E VËRTETË!
——————————
Edhe kur s’vjen për të qëndruar
me siguri – të zgjon,
ajo s’lidhet jo me kohën
por me zemrën që guxon…
Ajo ngrihet nga hiri i vetes
edhe kur n’a le zemërthyer,
çel edhe mbi dhe të djegur
kurrë, shpirti s’ka gënjyer…
Ajo mbetet edhe kur s’jemi
farkëton pafundësinë me shpirtin,
dhimbja – në rrugën e saj
një derë e hapur për amshimin…
***
Më e madhe se vetë bota
më e gjallë se frika,
më e përjetshme se koha
më e vërtetë se logjika… /QendraPress


