Fryma poetike e së dielës me poetin;- Zymer H. HALITI.

AJO FJALË,BESA!

——————————

Në gjuhën tonë të ëmbël e të mirë

janë fjalë që përdorim e shkruajmë

por ajo fjalë është si një ëmbëlsirë

andaj me ëndje do duhet ta ruajmë.

Ajo fjalë është e jona,fjalë e rrallë

që kombet tjera nuk ia dinë vlerën

me atë fjalë shumë gjëra me mallë

janë ruajtur bashkë me fjalë Besën

Pra,ajo fjalë BESA është me vlerë

na mbajti gjallë dimër e pranverë

me të u rritem,shumë gjëra kaluam

kur dikush ta jep Besen,atë e ruan .

Me fjalën Besë janë ruajtur familje

edhe kur ndodhnin të këqia krime..

kërkohej e jipej Besa dikur me nderë

gjerësa bëhej pajtimi ajo kishte vlerë

Por,sot kjo fjalë e kjo Besë ku mbeti?

Sa shqiptarë e shkelin e nëpërkëmbin !

përderisa kjo Besë nuk po zbatohet

çfarë po ndodh që s’po respektohet!?

Kur kishte Besë,kishte edhe dashuri

ajo kur jipej mbahej me besnikëri…

përderisa sot e nëpërkëmbim besën

të tillë kemi fatin,kështu edhe jetën…

/QendraPress/