Çaste poetike me poeten;-Vilma NIKA

Njeriu.
———————
Ndonjëherë njeriut i shijon heshtja,
lotët bëhen rrjedhë me shiun
nëpër natë!
Gjersa…e gënjen për pak buzëqeshja
gjersa…dhe fjalët mund të jenë
farmak.
Ndonjéherë njeriu është copëz
e ujdisur,
ndreq e prish bordurat nëpër jetë.
Është kohë, që s’din për ku është nisur,
është mendim,qoftë dhe jo
i drejtë!
Eh njeriu! I thjeshtë,i mençur,
i duruar,
ka ngjitur,ka zbritur tatëpjeta.
Është etur në burimet ujë shteruar
si feniksi ringjallur nga jeta.
/QendraPress/