Fryma poetike e së mërkurës me poeten:- Brunilda Musai

Mos më pyet.!
—————————-
Mos më pyet kurrë, se përse nuk flas .
Për shumë te pathëna, që i mbaj përbrenda.
Me mirë hesht, e lë zemrën te plasë .
S ‘dua te lëndoj askënd, me fjalë të rënda.
Mos e pyet lotin , përse rëndon ne sy.. ,
Se kur te bjere shi, loti don të dalë.
Gjithmonë i nxehtë, jeton me sytë e mi.
As ne mes të shiut, kurrë s’ke për ta parë,
Mos pyet për dhimbjen ,qe më shkaktoi plage.
Sepse dhimbja , s ‘duket në imazhin tim.
Në mes buzëqeshjes ,që ështé aq e thatë.
Eshté fshehur thellë dhimbja ,që nuk gjen shërim..
Mos me pyet më, për asgje në jetë,
Se ti e di, do mbetesh pa pëgjigje.
Dhe pse shpirti vuan goja kurrë s’më flet.
Kam vendosur heshtjes, gjithmonë ti bindem.
/QendraPress/