Fryma poetike e së mërkurës me poeten:- Afërdita Koçiraj SELISHTAJ

Shpirti mori dritë

——————————-

Nga shirat e rënë,

Për ditë me radhë,

Sot u hapë koha,

Sa dritë që na dha.

U çelë dita bukur,

Dhe na u hapën sytë,

Nga bukurit e vjeshtës,

Shpirti mori dritë.

Na kishë mbajtur peng,

Një melankoli këto ditë,

I ka vjeshta këto huqe,

Dhe pse është e bukur.

Në këtë vjeshtë të bukur,

Me gjethet që bien,

Dhe menekshet e vjeshtës,

Sa bukur kanë çelë.

Ja shtojën bukurin,

Dhe pse ditë me shi,

Se ky muaj tetori,

Ka shumë mrekulli.

Është muaji i poetit,

Kur pena rrjedhë mjalët,

Atje ku duhet,

Dhe ashpër godet.

/QendraPress/