Kryetari Totaj e drejtoresha e arsimit thanë se do të qëndrojnë në ,mbështeje të fuqishme për shkollimin për fëmijët dhe personat me aftësi ndryshe

Shoqata ‘’Handikos’’ në Prizren, në bashkëpunim me Shkollën Fillore “Lekë Dukagjini”, sot, me rastin e 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. organizuan një program me nxënës të përbashkët, këtë event e përshëndetën edhe kryetari i komunës së Prizrenit Shaqir Totaj, drejtoresha e arsimit Luljeta Veselaj Gutaj zv. drejtori i shkollës Mujë Berisha si dhe drejtoresha e shoqatës ‘’Handikos ‘’ Merita Shala. Kryetari Totaj së pari tha urojë që kjo datë e të mbetet një datë respekti për të gjithë fëmijët me aftësi ndryshe., kurse ne do ti ndihmojmë edhe më shumë këto fëmijë që këta të jetë të barbartë Drejtoresha Luljeta Veselaj Gutaj , ka uruar këtë ditë dhe pastaj ka uruar të gjithë mësimdhënësit që punojnë me këta fëmijë si dhe mësuesit që përkushtimisht punojnë që ne të kemi shkollim të barabartë për ë që gjithë. Derisa një falenderim i veçantë shkon për prindërit e tyre tha ajo. Zëvendës drjtori Mujë Berisha, ka falenderuar kryetarin drejtoreshën si dhe tha se këta fëmijë janë të barabartë në shkollën tonë. Merita Shala duke përshëndetur kryetarin Totaj, drejtoreshëm e arsimit Luljeta Veselaj Gutaj, ajo falenderoi edhe ish zyrtarin arsimor Reshit Kushaj që ka bërë shumë që këta fëmijë të kenë të drejta në shkollmi e po kështu ajo ka falenderuar edhe mësueset mbështetëse për këta fëmijë dhe vazhdoi .Edhe nësuesja mbështetëse Tyrkan Kurejshi, tha se ndihet fatlume dhe është kënqësi të punohet me fëmijët e me aftësi ndryshe. Me këtë rast u shfaq edhe një program artsitik me recitime këngë e valle nga nxënës të kësaj shkolle .Qëllimi i këtij aktiviteti u tha se është promovimi i gjithëpërfshirjes, ndërgjegjësimit dhe mbështetjes për fëmijët dhe personat me aftësi të kufizuara, si dhe forcimi i bashkëpunimit mes institucioneve, shkollave dhe komunitetit.