Pas nëntë ditësh “Trafiku Urban” rifillon punën

Pas grevës nëntë ditore, “Trafiku Urban” dhe operatorët privatë i janë rikthyer punës nga sot. Kjo erdhi tek pas u alokuan mjetet financiare të cilat u bën edhe shkak që të ndërpritet qarkullimi qysh më 24 nëntor, dhe të protestohet çdo ditë te Komuna e Prishtinës. Këtë e bëri të ditur për Ekonomia Online kryesindikalisti i Trafikut Urban, Ilmi Gashi. “Po, kemi vendosur të kthehemi në punë. Do të punohet me orare të rregullta nga ora 5:30 e mëngjesit. Uroj që qytetarët të kenë transport sa më të mirë”, deklaroi ai Kuvendi Komunal i Prishtinës mbajti mbledhje të jashtëzakonshme të enjten e 27 nëntorit për të miratuar bartjen e të hyrave vetanake, për t’i hapur rrugë pagesës së faturave. Alokimi i një pjese të këtyre mjeteve është bërë tek sot nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve. Bëhet fjalë për 2.7 milionë euro.