Çaste poetike me poeten;- Senada Nikshiqi KOTORRI

Kur u ktheva
———————————
Ika vajzë,
u ktheva gru,
ca rrudha në ball,
seç i kisha vu.
I ndieva kur nana
buzët e saj mbi vija i kish ndalu,
nuk më njohu,
vitet ma kishin vjedh rininë,
flokët e bardhë kishin zëvendësu
kaçurrelat e zinj.
U prehme,
të rrokuna mallin t’u shu.
Nana më përcolli vajzë
dhe më priti gru.
/QendraPress/