Ramush Haradinaj: Aleanca krah Prizrenit! derisa kandidatët u shprehen se do të punojnë që të jenë në shërbim të qytetarëve.

Kandidati i AAK së për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar mbrëmë ,Prizrenin, ku është pritur nga qytetarët në një atmosferë që, siç u tha, e karakterizon këtë qytet historik: dinjitet, kulturë dhe mikpritje. Gjatë qëndrimit në Prizren, Haradinaj dhe ekipi i Aleancës ne mjediset e restorantit ‘’Tesara’’ ka bërë prezantimin er kandidatëve për deputetë dhe ndanë me qytetarët vizionin e tyre politik për vendin. Në adresimin e tij, Haradinaj theksoi se Prizreni mbetet një prej pikave më të rëndësishme të mbështetjes së Aleancës.Mesazhi i tij për qytetarët ishte i qartë dhe mobilizues: Strukturat e Aleancës – dega Prizren, u shprehen se po hodhin hapin e parë në rrugëtimin tonë të përbashkët: krah jush, krah Kosovës, krah liderit Ramush Haradinaj tha kandidati dhe kryetari i degës së AAK Besnik Krasniqi Inserte Derisa në këtë subjekt politik po garon edhe Bashkimi Demokratik dhe Zafir Berisha I cili u shpreh Këto zgjedhje nuk janë rutinë politike, janë betejë për ruajtjen e vlerave të shtetit tonë, një shtet i ndërtuar me mund, sakrificë dhe gjakun e më të mirëve tanë. Kosova nuk është pronë e askujt, as eksperiment politik, as plaçkë për pazare ditore. Ajo është amanet i dëshmorëve dhe përgjegjësi e secilit qytetar që nuk pranon ta shohë të nëpërkëmbur. Edhe kandiratë tjerë u shprehen se “Aleanca krah Prizrenit! Aleanca krah teje!” besojnë se do të jenë në shërbim të qytetarëve