Çaste poetike me poeten:- Rudina PAPAJANI

SA PRITJE E GJATË…
——————————–
Është mbushur me pritje shpirti im,
shumë fjalë të pathëna ,
që vinë e ikin si pëlhurë e Penelopës.
Është mbushur me pritje zemra ime,
me pjesëza e nyje të pabashkuara në një.
Është mbushur me pritje fati,
që ikën e vjen kaq kokëfortë,
në rrugë e udhëkryqe që kurrë s’u takuan.
Sa mall ka kjo pritje në qepje e shqepje,
në paralele e meridiane ,
që diç bluajnë nga një mbulesë vigane.
Sikur fati të derdhej lumë,
do ndihej gazi larg nga zhurma,
do zbardhej ngjyra e korbit,
që mashtron kaq dinak me embrionin e vet.
Sonte pritja qenka e ëmbël në trurin e POETES,
ku harresa humbi rrugën për një çast….
/QendraPress/