Çaste poetike me poeten:- Raimonda BRAHA

Çfarë ka peshë
———————–
Mos i numëro fjalët
që të tjerët hedhin mbi ty,
ato bien si shi,stuhishëm
Por nuk të lagën dot
Nuk je krijuar
për të qenë pasqyrë e dëshirave të huaja,
as për të mbajtur barrën
e pritshmërive që nuk i zgjodhe.
Mjafton të ecësh drejt,
me zemrën të qetë
dhe ndërgjegjen e pastër
Aty fillon liria, jeta …
Kur e di kush je
dhe çfarë të mban gjallë,
zërat e tjerë
kthehen në heshtje.
Sepse ajo që ka vlerë
është paqja me veten,
dhe guximi
për të qenë vetvetja …
/QendraPress/