Çaste poetike me poeten:-Sadbere GAGICA

Çaste poetike me poeten:-Sadbere GAGICA

E BUKURA E FJALËS

————————–

Në cilin krah ëndërron sot

Të majtë, të djathtë?

Hedh hapat vertikalisht?

Sheh diellin me fluska bore?

Në cilin sy fle ky shpirt i lëmëritur?

Asgjë s’më tha mbrëmë

Unë mbeta pas perdeve të shpirtit

Me derë të hapur të prisja !

/QendraPress/