Çaste poetike me poeten:-Mim MARJANAKU

Film
——————-
Linda në një kapitull drame.
Dramaturgjikisht!
Në nje fabrikë lindjeje.
( ku lindi dhe heroi im)
Në shtëpi,
pas derës së jashtme,
rreshtoheshin këpucët.
Zhvisheshin kostumet
e ushtarëve,
zboristëve,
kufitarëve,
besnikëve.
Visheshin të nesërmeve.
Në kuzhinë,
rreth sobës digjeshin drutë,
ziente çaji,
gjella,
zienin të bardhat.
Aty ishin nënat
të mirat
të dhembshurat
të kujdesshmet.
Në ajër dy sy kali Troje.
(Il figlio di Troia vigilava)
fate të destinuara.
Parashikuar nga Satanai.
( Heroi im qante)
Po plakem
dramaturgjikisht
përzierë me thriller, horror,
kokainë.
Në skërme
luhen dashuri të shqyera
Ofeli të mbytyra.
Epshe të ndyra.
Po vdes dramaturgjikisht.
Dashuruar pas heroit tim te rritur
/QendraPress/