Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren përfundoi me sukses implementimin e projektit “Krijimi i Klasave Inteligjente (SMART Board)”,

Gjimnazi “Gjon Buzuku” në Prizren përfundoi me sukses implementimin e projektit “Krijimi i Klasave Inteligjente (SMART Board)”, duke u pajisur me tetë tabela të mençura, donacion nga Ambasada e Republikës së Bullgarisë në Kosovë.

Ky projekt, të cilin e përuruan bashkë Kryetari Shaqir Totaj, Ambasadori Hristo Krajevski dhe drejtoresha e shkollës, Gylaj Shipkovica, është hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit të mësimdhënies, që krijon kushte moderne për mësim inovativ dhe forcim të kompetencave digjitale të nxënësve dhe mësimdhënësve.