Çaste poetike me poeten:-Bukurie BUÇPAPAJ

ETYD VITIT TË VJETËR

——————————————–

Ç’farë t’i them k’tij viti të vjetër,

që po ikin kaq i nxituar,

Në mes ditëve i pafjetur,

Nuk mban dot as një të shkuar.

Ikën shpjet si era e malit,

mban inat vitin që vjen,

sa keq ka ra nê pikê t’hallit,

Se stinêt më nuk do t’i kthen.

Ti ikën me bishtin ndêr shalè

i penduar , rebel e kryeneç,

pajtohu me fatin,nuk ke hallé,

Shtije dorën vitit të ri e kryelartë i thuaj;

Mirmbetsh”

/QendraPress/