Çaste poetike me poeten:-Barie ÇUPI

Në këtë dallgë fjalësh

———————————

Në këtë çast të mbrapsht,

edhe ëngjëjt po marrin arratinë,

s’po pikturohet më një shpirt,

se hijet ia kanë zënë dritën,

e fati ia ka trembur urtinë.

Në këtë valë pëshpëritjesh pa të zot,

edhe Zoti ka ndaluar së gjykuari,

s’po ka askush frikë,

se kur formësoi njerinë,

i tha do fitojë i duruari.

Në kësi kujtesash të pastreh,

edhe qiejt humbën madhështinë,

s’po duhemi në çastin e duhur,

eteri boshatis hapësirat,

të njëmijtat dritare lypin mençurinë.

Në këtë përleshje të egër ndjesish,

edhe koha mpaket pa u jetuar,

s’ka pafundësi mbi tokë,

kush ndalet të presë,

do mbesë mes turmash i pazgjuar.

/QendraPress/