Çaste poetike me poeten:-Brunilda MUSAI

Heshtja foli

———————

Tek ti ndaluan pikat e shiut

Një puthje ndjeve në tënden buzë.

Pervelluar mallit ndjenja njeriu,

Ca zbriten poshtë në tënden gushë.

Një miks shikimesh që ndezi zemrat,.

sikur u patë për herë te parë.

Emocione dridheshin kraharorit brenda,

Shiu njomte buzën e tharë

.

Stuhishem shiu puthjet tërbonte

e zemrat ndizeshin ne kraharor

Si per inat shiu s’pushonte

Koha kaloi ra nata vonë.

Ashtu te lagur u përqafuat

e shiut si kushtuat rëndësi

Se malli digjte dy te dashuruar

ai moment ishte magji.

Nuk e kuptuat naten kur ra

as yjet lart asnjeri si pa

Ndricoi aq shume ylli polar.

heshtja foli se di se ç’tha.

Bruna Musai

/QendraPress/