Çaste poetike me poeten;- Fitnete Bashota KRASNIQI

STREHA IME
————————–
Edhe kur pikoi shiu e zjarri u bë hi
unë isha aty,
zgjatja duart e kërkoja dritë , për ty
streha ime.
Edhe kur muret gëzoheshin nga vaji i fëmijëve
e dallëndyshet mbulonin kulmin e shtëpisë,
e pranvera lulëzonte,
unë isha aty,
kërkoja shumë dritë për ty
streha ime.
Edhe kur vinte nje stinë e re
e hëna ndriçonte fytyrat tona,
yjet me gishta i numëronim,
prapë unë isha aty,
zgjatja duart si laburint kërkoja dritë
shumë dritë për ty,
streha ime,.
Edhe kur u rrita e forc kisha,
unë isha aty – e ti kurrë nuk m’braktise.
Unë sa herë zgjata duart ti mi përkëdhele.
Unë kërkova prapë dritë, e atë ti ma dhe,
streha ime,
kështjella ime!
/QendraPress/