Poezi festive në ndërrim motmotesh me poeten.-Blerta BASHA

Urimi i shpirtit
—————————–
Për gjithë ditët e vitit.
Urimi i shpirtit
Për gjithë ditët e vitit.
Po e dorëzon inventarin viti njëzet e pesë.
Uroj të vijë viti i ri,
i butë, pa acar,
të ngjajë me një vjeshtë.
Do mbetet këtu malli për ty, o nënë.
Shpresoj në shpirtin tënd
të më hapësh shtigjet,
kur rruga të bëhet e rëndë.
Do ngre dolli për më të bukurat dashuri,
për babanë, atje larg, në Linasin tim,
për fëmijët, urimin më të bukur.
Të ngremë dolli për ëndrrat
që ngrohin shpirt e zemër,
për ditët plot diell që ngjallin shpresën,
edhe për njerëzit që nuk ua dimë emrin.
Uroj me shpirt këtë vit të ri,
më i butë për emigrantët të vijë,
për gjithë shqiptarët
që e duan të bukur nënën Shqipëri.
/QendraPress/