Çaste poetike me poeten;-Laureta MALAJ

Një dëshirë unë kam!

====================

Kaluan ditët, javët ,muajt, një edhe nga një.

Arritëm dhe në fund të vitit ,të lodhur si gjithnjë.

Të endur rrugëve të botës, për një jetë më të mirë,

asgjë nuk ndryshon me ne, një lutje, një dëshirë.

Një dëshirë unë kam për ty, i madhi Zoti im,

të na dhurosh paqe, kudo që ne rrimë.

Lotët e njeriut ,mos të jenë për dhimbje,

po të ekzistojnë vetëm për gëzime.

Kam dhe plot të tjera, por kjo më mjafton,

që t’i shoh unë njerëzit ,të lumtur gjithmonë.

Sepse jeta ikën shpejt,krejt si pa kuptuar,

e kur ta kuptojmë ,do t’jemi të harruar.

/QendraPress/