Çaste poetike me poeten;- Flora Mezini BOJA

“Shqipëri me yll në ballë ,,

————————————

Nur i madh mbi ty ka rënë,

Në prag festash si xixëllonja shkëlqen,

Shqipe e bukur,

për ne je shumë e shtrenjtë,

Në çdo zemër shqiptari

emrin tënd e gjen .

Shqipëri, moj bukuri,

Po të troket Viti i Ri,

Trojet e tua, mrekulli,

Presin me shpresë për arritje

dhe begati.

Ti moj Shqipe, zonjë e rrallë,

Gjithkush ty të thërret Nanë,

Je Nanë e madhe për të gjithë,

Bëj durim pra moj Nanë Shqipëri,

Sa të mblidhen në gjirin tënd bijtë.

Bukuria jote magjiplotë ,

Po bën jehonë anë e mbanë

nëpër botë,

Se ti ke bukuri të rrallë,

Je si lule bukurat që çelin për mallë.

Për bijtë e tu larg je mall i gjallë .

Shqipëri dhe Kosovë,

Dhe kudo që ka shqipfolës,

Urojmë shpejt të jemi bashkë,

E kurrë më Zoti mos na ndaftë.

Gëzuar Vitin e Ri,

Ti Nënë e madhe Shqipëri,

Lutemi çdo ditë me besim,

Vetëm festë pastë kombi im ,

Zoti dhëntë gjithë mirësitë e tij ,

për këto troje mrekulli ..

Flora Mezini Boja

/QendraPress/