Fryma poetike e së dielës me poeten;- Brixhilda DEDE

JETA MË MËSOI
————————
Me kalimin e kohës mësova të mos jetoj më për të tjerët,
por për veten time.
Të mos vesh roba luksoze, por ato që më
përshtaten e më lehtësojnë ngarkesën e ditës.
Me kalimin e kohës mësova të mos
qëndroj indiferente ndaj njerëzve në nevojë.
Mësova të ushqehem më pak, kafshatën tjetër ta
lë për të panjohurin që shtëpi ka bërë udhën e gurtë.
Mësova se paraja nuk është aq e rëndësishme sa mendoja.
Mjafton të kesh sa për jetesë normale.
Mësova të jem më e urtë, më e qartë, për
tu dhënë zgjidhjen e duhur sfidave të jetës.
Mësova të kuptoj sa e rëndësishme
është lumturia e tjetrit në raportin intim.
Mësova të qëndroj larg njerëzve të zhurmshëm.
Mësova të kem pak miq por të pastër e besnikë.
Mësova të mos mburem,
të hesht, të bëj gjeste të padukshme.
Dhe nga gjithë këto veprime të heshtura,
/QendraPress/