Fryma poetike e së dielës me poeten;- Mirela LIPO

SI VERË E VJETËR.!
Diku ne nje cep ,harruar nje shishe vere ,
e pluhurosur nga koha e larget e shkrete ,
Shpirti po pi nje gote kujtimesh
si nje pije e ndenjtur qe rri ne pritje.
Me aromë vitesh që s’harrohen lehte ,
me shijen e embel te dashurise
fshehur diku ne nje syndyk te erret,
ruajtur per te dy ne kete dite..
Në dritën e hënës, rrjedh kujtimi,
si pikë gjaku mbi goten e kristalte..
çdo fjalë e thënë, çdo etje e shuar,
më fton ta pi ngadalë, pa ankth e pa mekate.
Sa më shumë koha kalon,
aq më shume ndjenjat thellojn.
si vera që s’plaket, por pihet me mall,
te kujton se dashuria eshte ende e gjalle.
Në fund të gotës shoh fytyrën tënde,
si pasqyrë e viteve të dashurisë,
dhe buzët e mia, me shije vjeshte,
thurin mallin në një puthje të trishtë.
Në raftet e shpirtit tënd kam mbetur,
si shishe e harruar në dritë hënore,
por ende ruaj aromën e ëndrrave,
që dikur na lidhën në heshtje dashurore.
Le te më pije jeta ngadalë,
si vera që zbut plagën e vjeter,
dashuria jonë, edhe pse larg,
ka mbetur fisnike, e kthjellet , e ndjerë.
Kur vjeshta t’i prek flokët e mi,
si era që ledhaton gjethet e pemes ,
kujto i dashur se çdo pikë kujtese,
është verë që rrjedh prej dashurisë e ndjenjes.
Si vere e vjeter shpirti me pi.!
Ne goten e kujtimeve te qete,
me arrome vitesh qe s’harrohen kurre,
Me shijen e embel se dashurise se trete
/QendraPress/