Çaste poetike me poetin;-Reshat RESHITAJ

E DIJMË TË GJITHË…!
(E di dhe ti që po i lexon vargjet se për kë bëhet fjalë…!)
———————————————-
E dijmë, të gjithë e dijmë
Si e bërë pasurinë!
E dijmë, të gjithë e dijmë
Si e shkelmove varfërinë!
E dijmë, të gjitë e dijmë
Se ti edhe atëherë ishe i paftyrë
E dijmë, të gjitë e dijmë
Që ke turp ta shohësh vetën në pasqyrë
I paftyrë ti ishe
Dhe në kohën e robërimit
Derisa populli, vuante
E vdiste prej mjerimit…
E tash krenohesh shumë
Mbahesh si i ndershëm dhe burr!
Por e di, ndërgjegja të vret
E në lëkurën tënde mos qofsha kurr…!
/QendraPress/