Çaste poetike me poeten;-Zize Liza PEPSHI

Ta jap aromën e zemrës kudo

—————————————-

Në xhamë dridheshin engjëj të bardhë.

Pishnajë flokësh , mbuluan dashuri pafund.

U gërmuqa të gjej, buzët e thara.

Që nxirrnin avullin, e trupit pa djersë.

Puthje jo ekzaktë ishte.

Të dy ramë, në delire.

Pastaj, ngremë nga një eliksir.

Isha, nuk isha në ëndërr.

Ta shtrëngova dorën, plot dashuri.

Më nxore nga bota e tërbuar.

Ishte dashuri, që po hynte në zemra ngadalë.

Ashtu siç hyn, shpirti në trup.

Pritje e gjatë ishte.

As bota, ende nuk kishte lindur.

Më jep, frymën tënde.

Ta jap, aromën e zemrës kudo.

Pastaj, pimë një gotë verë.

Më buzët, në gastare.

O Perëndi, ditë e madhe.

Nuk e dija, cila ishte dora ime.

Sytë e tu, ishin në ballin tim.

Dhe dihama, na mbuloi.

As gjumë, as zgjim.

Amshim, si n’ vegim…

/QendraPress/