Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Linda SHAQIRI

Britma e shpirtit
——————————
Do të thërras.
Do të bërtas.
Do të nxjerr nga shpirti im
gjithë urinë e fjalëve të mbytura.
Për ty që nuk ke guxim
të hedhësh hapin,
të nxjerrësh baltën
nga lumi i papastër
që rrjedh në errësirën tënde.
Do të flas.
Do të bëhem zëri
i asaj që dikur
nuk dinte të bërtiste
kundër natës,
por sonte zgjohet
dhe nuk hesht më.
Sepse heshtja është bashkëfajtore,
dhe unë zgjedh dritën.
/QendraPress/