Çaste poetike me poeten;-Greta Kadare TETA

Ora e Errësirës
———————–
Çdo natë,
në orën 3,
gjumi i kalbur
thyhet plotësisht
përpara errësirës sime.
E pikërisht,
çdo natë,
në orën 3,
palumturia
më tërheq zvarrë
deri te egoja ime.
E shqyen me kthetra
dhe kërkon ta kafshoj.
Por aty,
pemët janë të lumtura,
zogjtë gjithmonë të lumtur.
E unë — gur:
nuk më thërmon dot askush,as vetja.
/QendraPress/