Çaste poetike me poeten;-Zyrafete MANAJ

PËR REÇAKUN
GJAK QË S’NGRIU KURRË NË KUJTESË
—————————————————–
Në Reçak, fjala u bë varr,
dheu hapi gjoksin për bijtë e vet.
Dimri s’kishte borë,
por gjak që s’ngriu kurrë në kujtesë.
Kodra rrinte e heshtur si dëshmitare,
lisat mbanin frymën pezull,
ndërsa burrat ranë jo për vdekje,
por për emër, për tokë,
Nën rrobat e grisura të atdheut
rrihte ende zemra e Kosovës,
e thyer, por e pamposhtur,
e gjallë edhe kur gjithçka u duk e vdekur.
Reçaku nuk është vetëm emër,
është betim që s’harrohet,
një plagë që flet,
një dritë që lindi nga terri.
Dhe sa herë heshtja kërcënon të na mbulojë,
Reçaku ngrihet si zë,
Liria ka çmim,
dhe ne e dimë kush pagoi
/QendraPress/