Çaste poetike me poeten;-Vjollca ALIU

Shqipet e Reçakut
—————————-
45 shqiponja të masakruara
Mbuluan tokën me gjak
45 jetë u shuan
Në vendin e shenjtë, Reçak.
15 janari i borës së bardhë
Në botë krijoi histori
U shuan 45 jetë, lulegjaku
Për të lindur përsëri.
Se ato lule nga gjaku mbinë
Dhe sot jetët ripërtrijnë
Me gjak u ujitën lulegjaku-shqiponja
Botës i dhanë jehonë, kjo tokë është e jona.
O ju korba që krrokasni
Kurrë shqiponjat nuk i përulët
Mbi gjakun e shqipeve
Sot po lulëzojnë lulet.
Se ai gjak nuk u shua
Se ai gjak nuk thahet kurrë
Me eshtrat e shqipeve
Në Reçak u ngrit një kullë.
U ngrit kulla e qëndresës
U ringjall shpresa e mbijetesës
Gjaku u derdh, u bë lumë
Por bashkoi shqipet edhe më shumë
/QendraPress/