Çaste poetike me poeten:-Bujana MALAJ

LISAT SHKUNDIN BORËN…….
———————–
Lisat shkundin borën
Përmbi ballin tand
Hajde t’vëjmë kurorën
Moj aman aman.
Mbi degë trandafilit
Bylbyli nisë kangën
Ma jep gishtin vajzë
E ta vëj unazën.
Bora zen e shkrihet
Bash si zemra ime
Vajzë pa ty nuk rrihet
Mos më len jetime.
Nisma djalo kalin
E hajde me m’marr
Bora ka zanë rrugën
O zambak i bardhë.
Mos ardhsha kët herë
Kurrë mos ardhsha tjetër
E mos dalsha ma n’pranverë
Zemrën m’shtjell të la në letër.
Sa dalin sabahi
Vajzë sa dalin drita
Del te dera e stanit
Mos t’ më zinet prita.
Pritën s’mun ta zanë
Djalo se dal vetë
Alltinë ngjesh e kam
Dy herë qes përpjetë.
Ta shkrijmë borën bashkë
E ta bajmë pranverë
Sa shumë të kam dashtë
Vdekshim përnjëherë.
/QendraPress/