Çaste poetike me poeten:- Tixhe Rexha GERQARI

DUA PAQË JETE

——————————

Dua paqen që vjen ngadalë,

si dritë që s’të verbon.

Dua mëngjese të qeta

dhe mbrëmje që m’i mbledhin copat

pa më pyetur pse u theva.

Dua se eca neper acare te egra

Acaret te lëjnë plagë,

e plaga të dhemb.

Dua paqe edhe nese s’kam dit ta mbjell nga dhembja,

por e ndjej thellë në shpirt si farë te ruajtur në sirtar.

Dua fjalë që s’lëndojnë,

heshtje që më kupton,

dhe një zemër

që më lë të jem njeri,

pa luftë brenda vetes.

/QendraPress/