Çaste poetike me poeten;-Flora TEMAJ

Nganjëherë

S’di ku ndodhet,

përvëluar nën rrezet e diellit,

ngrirë dimrave të acartë,

apo rrëmbyer erërave?

Humb hera-herës,

pa ndjenja, gjatë furtunave,

thjesht qëndron ulur aty,

me shikim që s’sheh përballë.

I thërras dhe s’më flet,

kthehet me një buzëqeshje,

pastaj shkoj, e lë të qetë,

më patën folur për të…

Nuk njeh asgjë përveç njerëzisë,

s’do të dijë për asgjë në botë,

dashuria s’i shterron dhe për të flet,

për atdheun: (di)kush buzagaz,

(di)kush hesht!

/QendraPress/